×
  • Extra
  • Extra

    Kërkohen nga koleksionuesit nga mbarë bota: Këto monedha mund të ju bëjnë të pasur

    Reporteri
    29 Mars 2019 | 15:23

    Mbase mund të posedoni një monedhë prej 2 eurosh, e cila sot vlen më shumë se vlera nominale e saj.


    Ato u lëshuan në qarkullim në një sasi të caktuar dhe është e mundur që iu dedikuan një ngjarjeje specifike ose bëhej fjalë për ndonjë gabim në procesin e prodhimit.

    Gjatë viteve, vlera e tyre është rritur dhe po kërkohen nga të gjithë koleksionuesit e botës, transmeton Reporteri.net.

    Shikoni këtë listë me monedha dhe mbase mund ta posedoni ndonjërën prej tyre.

    2 Euro të Gjermanisë

    Këto monedha të lëshuara në qarkullim në vitin 2008 përmbajnë një gabim: 15 vende që janë pjesë e Bashkimit Evropian janë treguar … pa kufij. Kishte gjithsej 30,000 kopje të një monedhe të tillë. Ato ishin shumë të kërkuara nga koleksionuesit.

    2 euro të Vatikanit

    Kjo monedhë u lëshua në qarkullim në vitin 2004 me rastin e 75 vjetorit të themelimit të Shtetit të Vatikanit. U lëshuan mbi 85 mijë kopje. Sipas koleksionistëve, vlera e tyre është rreth 100 euro.

    2 euro të Finlandës

     

    Kjo monedhë është lëshuar në qarkullim në vitin 2004, në nder të zgjerimit të Bashkimit Evropian. Këto mostra kushtojnë rreth 60 euro. Kjo vlerë e ulët kushtëzohet nga një qarkullim mjaft i madh; Kishte më shumë se një milion në qarkullim.

    1 cent e Italisë

    Një monedhë me vlerë një cent, lëshuar 15 vjet më parë në qarkullim në Itali, sot vlen 6,000 euro. Pse? Këto monedha, që nga viti 2002, janë në dimensione të njëjta me monedhat prej 2 cent./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!