Katër astronautët e misionit Artemis II, që aktualisht udhëtojnë drejt Hënës, po përjetojnë një udhëtim kryesisht të qetë, pa probleme të mëdha gjatë fluturimit që të shqetësojnë, shkruan CNN.
Por një problem ka dalë me tualetin e kapsulës Orion, e gjerë 5 metra, që ndodhet në bord. Problemi lidhej me hedhjen e lëngjeve të trupit dhe duket se një pjesë e urinës ishte ngrirë në tubacion.
Astronautët – Reid Wiseman, Victor Glover, Christina Koch dhe kanadezi Jeremy Hansen – ishin ende duke fjetur kur ekipet e kontrollit të misionit filluan të zgjidhnin situatën. Plani i tyre: të ngrohin tubacionin e ngrirë duke rrotulluar kapsulën për t’i ekspozuar lëngjet e ngrira në diell.
Kjo hapi pjesërisht tubin, duke lejuar që kapsula të nxjerrë një pjesë të urinës në hapësirë. Përpjekjet për pastrimin e plotë vazhduan gjatë ditës, por bllokimet e forta penguan që pastrimi të bëhej i plotë.
Rreth mesnatës sipas orës lindore të SHBA-së, kontrolli i misionit konfirmoi lajmin e pritshëm: astronautët mund të përdorin tualetin pa kufizime.
Ekuipazhi i Orion-it gjatë gjithë procesit duhej të përdorte një sistem të ngjashëm për lëngjet trupore ndërsa punonin për të zgjidhur problemet me tualetin. Ky sistem quhet Urinali i Përkohshëm i Palosshëm (Collapsable Contingency Urinal – CCU), dhe astronauti Don Pettit, që ndiqte misionin nga shtëpia, ndau një foto të tij në rrjetet sociale.
ReklamëView this post on Instagram
