Arti shqiptar, dhe veçanërisht skena e qytetit të Pogradecit, ka humbur një nga figurat e saj më dashura. Aktori Ilir Shkurti ka vdekur në moshën 69-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur në teatër dhe estradë.

Shkurti njihej si një nga shtyllat e jetës kulturore të qytetit liqenor, duke i dedikuar dekada të tëra skenës dhe buzëqeshjes së publikut.

I lindur më 30 dhjetor 1957 në Pogradec, Ilir Shkurti i përket atij brezi të artë aktorësh që mbajtën gjallë frymën e teatrit dhe humorit lokal në periudha sfiduese. Karriera e tij mori jetë dhe u konsolidua pranë Estradës së Pogradecit, aty ku ai skaliti emrin e tij si një mjeshtër i roleve karakteriale.

Reklamë

Përmes interpretimeve të tij brilante, Shkurti arriti të fitonte zemrat e publikut jo vetëm me teknikën e tij në aktrim, por edhe me natyrën e tij njerëzore.