×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë / Video

    Dalin pamjet nga të shtënat me armë pranë ndërtesës së konsullatës izraelite në Stamboll

    Reporteri
    07 Prill 2026 | 13:45

    Ministria e Brendshme e Turqisë ka njoftuar se ka  identifikuar tre personat e armatosur të përfshirë në të shtënat pranë konsullatës izraelite në Stamboll. Një person i armatosur është vrarë dhe dy të tjerë janë “neutralizuar”, thonë zyrtarët.

    Në një deklaratë në X, të përkthyer nga turqishtja, ministria e ka identifikuar personin e armatosur të vrarë si Yunus E.S, pa dhënë detaje të mëtejshme.

    Sipas njoftimit, ai ishte “i lidhur me organizatën terroriste”.

    Dy oficerët e policisë të plagosur në të shtënat nuk janë në gjendjet rreziku për jetën, shton deklarata.

    Ministri i drejtësisë i Turqisë tha se ka nisur një hetim.

    /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!