×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë / LAJMI I FUNDIT

    “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, Trump kërcënon sërish Iranin

    Reporteri
    07 Prill 2026 | 14:24

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërcënuar sërish Iranin, duke thënë se “një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, nëse nuk arrihet marrëveshje dhe nëse Ngushtica e Hormuzit nuk rihapet brenda afatit që ai ka vendosur, përcjell Reporteri.net.

    “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte, dhe nuk do të rikthehet më kurrë”, ka deklaruar Trump.

    Trump ka thënë se kjo nuk është dëshira e tij, por megjithatë mund të ndodhë.

    “Unë nuk dua që kjo të ndodhë, por ndoshta do të ndodhë. Megjithatë, tani që kemi Ndryshimin e Plotë dhe Total të Regjimit, ku mbizotërojnë mendje të ndryshme, më të zgjuara dhe më pak radikalizuara, ndoshta mund të ndodhë diçka revolucionare dhe e mrekullueshme, KUSH E DI?”, ka shkruar Trump.

    Presidenti tha se bota do ta “mësojë sonte” në atë që e përshkroi si “një nga momentet më të rëndësishme në historinë e gjatë dhe komplekse të Botës.”

    Një kërcënim të ngjashëm, Trump e dha edhe mbrëmë ku tha se i gjithë Irani mund të shkatërrohet brenda një nate dhe se ajo natë mund të jetë sonte./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!