×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    JD Vance: Sulmet në Ishullin Kharg nuk ndikojnë në afatin që i ka vendosur Trump Iranit

    Reporteri
    07 Prill 2026 | 14:51

    Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance pranoi sulmet e fundit amerikane ndaj Ishullit Kharg, por tha se ato nuk përbëjnë një ndryshim të strategjisë, para afatit që Presidenti Donald Trump caktoi për të martën në mbrëmje për Iranin që të hapë Ngushticën e Hormuzit.

    Vance tha se kishte biseduar më parë me Sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe Kryetarin e Shtabit të Përbashkët, Gjeneral Dan Caine, përpara kryerjes së sulmeve.

    “Nga ajo që kuptova duke biseduar me Pete Hegset dhe Gjeneralin Caine, qëllimi ishte të godisnim disa objektiva ushtarake në Ishullin Kharg. Besoj se e kemi bërë këtë,” tha ai gjatë një konference për shtyp në Budapest të martën.

    Vance theksoi se nuk mendon se këto sulme ndryshojnë strategjinë dhe se ato nuk ndikojnë në afatin e orës 20:00 që presidenti i ka vendosur Iranit për të hapur Ngushticën e Hormuzit.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!