×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Udhëheqësit evropianë mirëpresin armëpushimin mes ShBA’së dhe Iranit, bëjnë thirrje për përfundimin e luftës

    Reporteri
    08 Prill 2026 | 11:06

    Liderët e Francës, Spanjës dhe Finlandës, si dhe drejtuesit më të lartë të Bashkimit Evropian, publikuan deklarata duke mirëpritur ndërprerjen dyjavore të luftimeve mes ShBA’së dhe Iranit, por duke bërë thirrje për negociata të shpejta për t’i dhënë luftës një fund të përhershëm, raporton NBC News, përcjell Reporteri.net.

    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e armëpushimin si “një gjë shumë të mirë” dhe tha se shpreson që “të respektohet plotësisht në të gjithë rajonin dhe të mundësojë zhvillimin e negociatave.”

    Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, i cili ka qenë kritiku më i zëshëm në Evropë ndaj veprimeve ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit në Lindjen e Mesme, kritikoi kërcënimet për dhunë që i paraprinë shpalljes së armëpushimit.

    “Qeveria e Spanjës nuk do t’i duartrokasë ata që i vënë zjarrin botës…”, duke shtuar se “ajo që nevojitet tani është: diplomaci, ligjshmëri ndërkombëtare dhe PAQE.”

    Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian, dhe Antonio Costa, kreu i Këshillit Evropian, vlerësuan përpjekjet ndërmjetësuese të Pakistanit në postime në rrjetet sociale të mërkurën.

    Ministritë e Jashtme të Turqisë dhe Austrisë publikuan deklarata duke mirëpritur marrëveshjen dhe duke bërë thirrje për negociata të mëtejshme. Austria gjithashtu ofroi të presë bisedimet./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!