×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Trump sugjeron një “sipërmarrje të përbashkët” me Iranin për Ngushticën e Hormuzit

    Reporteri
    08 Prill 2026 | 14:56

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se ShBA’ja po mendon të kontrollojë Ngushticën e Hormuzit “si një sipërmarrje të përbashkët” me Iranin.

    Këtë deklaratë, Trump e ka bërë në një intervistë telefonike me ABC News, përcjell NBC News.

    “Është një mënyrë për ta siguruar — gjithashtu për ta mbrojtur nga shumë të tjerë” tha Trump.

    Kontrolli i lirisë së lundrimit do të minonte ligjin ndërkombëtar detar, sipas mendimit të shumë ekspertëve. Megjithatë, traktati i OKB-së “Ligji i Detit” nuk është ratifikuar kurrë nga SHBA apo Irani.

    Në javët e fundit, besohet se Irani po u kërkon një tarifë pronarëve të anijeve për të kaluar. Anije nga vende si Kina, Greqia, Pakistani, India dhe Franca thuhet se e kanë paguar këtë tarifë, sipas raportimeve në Wall Street Journal dhe Bloomberg News./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!