×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    SHBA thotë se është gati të rifillojë luftën nëse marrëveshja me Iranin dështon

    Reporteri
    08 Prill 2026 | 16:45

    Gjenerali më i lartë amerikan ka deklaruar se trupat e SHBA-së janë të gatshme të rifillojnë luftimet nëse nuk arrihet një marrëveshje me Iranin.

    “Shpresojmë që Irani të zgjedhë një paqe të qëndrueshme,” tha gjenerali Dan Caine, kryetar i Shefave të Përbashkët të Shtabit, në një konferencë për shtyp në Pentagon.

    “Një armëpushim është një pauzë dhe forcat e përbashkëta mbeten të gatshme, nëse urdhërohen apo thirren, të rifillojnë operacionet luftarake, me të njëjtën shpejtësi dhe saktësi që kemi demonstruar gjatë 38 ditëve të fundit.”, tha ai.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!