×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Ministri hungarez i dha Lavrovit dokumente konfidenciale, Franca: Kjo është tradhti ndaj Bashkimit Evropian

    Reporteri
    09 Prill 2026 | 15:57

    Publikimi i një regjistrimi audio, ku Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, diskuton me homologun rus Sergei Lavrov, ka shkaktuar një tërmet politik në Bruksel. Në regjistrim, Szijjarto pranon t’i ofrojë Lavrovit një dokument konfidencial të Bashkimit Evropian mbi anëtarësimin e Ukrainës. Për Francën, qasja e kryediplomatit hungarez është “tradhti e pastër”.

    “Kjo është një tradhti ndaj solidaritetit që kërkohet mes vendeve të Bashkimit Europian. Nëse duam të jemi të fortë, duhet të jemi të bashkuar dhe jo të koordinohemi me Rusinë”, tha Jean-Noël Barrot, ministër i jashtëm i Francës.

    Komisioni Europian i ka kërkuar Budapestit një shpjegim urgjent, duke e quajtur këtë qasje si “jashtëzakonisht shqetësuese”. Edhe Kryeministri polak, Donald Tusk, u rreshtua kundër Hungarisë, duke e cilësuar rastin si “përtej çdo imagjinate dhe shokuese”.

    Kjo furtunë diplomatike vjen vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve të së dielës, ku Viktor Orbán kërkon mandatin e tij të pestë radhazi. Sondazhet parashikojnë humbjen e tij përballë liderit pro-europian të opozitës, Peter Magyar, i cili është 8% para në sondazhe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!