×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë / Video

    Rutte shpërthen në të qeshura teksa shpjegon pse e kishte quajtur Trumpin “daddy”

    Reporteri
    09 Prill 2026 | 22:32

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka shpjeguar pse e quajti “daddy (baba)” presidentin amerikan, Donald Trump.

    Pseudonimi i Rutte për presidentin e SHBA-së u bë viral pas paraqitjes së tyre të përbashkët qershorin e kaluar. Ai u pyet për këtë sot, pas një takimi me Trump në Shtëpinë e Bardhë, ku pretendoi se ishte një “problem gjuhësor”, përcjell Reporteri.net.

    Rutte atëherë kishte deklaruar se “babai ndonjëherë duhet të përdorë gjuhë të ashpër”, duke iu referuar Trump.

    “Pra, nuk po e quaja atë babin tim. Por sigurisht, fjala ‘babi’ ka lloj-lloj kuptimesh të veçanta, dhe tani më duhet të jetoj me këtë për pjesën tjetër të jetës sime”, tha Rutte duke qeshur./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!