Një video e bërë nga një pianist i huaj në një hapësirë publike, është bërë virale në rrjetet sociale.

Protagonist është këngëtari kosovar, Besnik Qaka, dhe vajza e tij 6-vjeçare, Una.

Çdo gjë filloi kur pianisti i njohur francez, Aurélien Froissart, i cili njihet për performancat e tij në piano publike, po luante një melodi. Papritur, Una iu afrua dhe i kërkoi nëse mund të luante këngën “Die With a Smile” nga Lady Gaga dhe Bruno Mars.

Reklamë

Una mori babanë e saj, Besnik Qakën, dhe e solli tek pianoja për të kënduar së bashk, ku edhe shkriu tërë talentin e saj.

Pianisti, Aurélien Froissart, i cili ka postuar videon, e ka përshkruar këtë moment si “duetin më të lezetshëm atë-bijë ndonjëherë”, duke shtuar se performanca e tyre “i bëri të gjithë të qanin”. Ai ka ftuar ndjekësit të shikojnë videon deri në fund për të parë momentin kur ata këndojnë së bashku.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Aurélien Froissart (@aurelien.froissart)

Reklamë