×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë / Negociatat

    Ngushtica e Hormuzit mbetet pikë pengese në bisedimet SHBA-Iran

    Reporteri
    11 Prill 2026 | 22:31

    Bisedime të rëndësishme trilaterale mes Shteteve të Bashkuara, Iranit dhe Pakistanit janë duke u zhvilluar në Islamabad, ku Pakistani po luan rolin kyç të ndërmjetësit.

    Burime pakistaneze i thanë CNN-it se toni i përgjithshëm dhe rezultati i bisedimeve mes SHBA-së dhe Iranit në Islamabad kanë mbetur kryesisht pozitiv, por se vazhdon një ngërç lidhur me kontrollin e Ngushticës së Hormuzit.

    Më herët, një burim pranë ekipit negociator iranian i tha CNN-it se SHBA kishte bërë “kërkesa të papranueshme” lidhur me ngushticën, ndërsa mediat shtetërore iraniane raportuan për mosmarrëveshje të ngjashme.

    Delegacioni amerikan udhëhiqet nga Zëvendëspresidenti JD Vance, i shoqëruar nga i dërguari special Steve Witkoff dhe Jared Kushner. Gjithashtu pjesë e ekipit janë edhe këshilltarë të lartë për sigurinë kombëtare dhe çështjet aziatike, duke treguar rëndësinë strategjike të këtyre bisedimeve.

    Nga ana tjetër, Irani ka dërguar një delegacion të madh prej 71 personash, ku përfshihen negociatorë, ekspertë teknikë, përfaqësues të medias dhe personel sigurie. Bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit pritet të zgjasin deri vonë gjatë natës dhe ndoshta edhe të vazhdojnë deri të dielën, tha një burim pakistanez.

    Në fakt, sipas raportimeve të fundit, këto negociata në Islamabad konsiderohen historike dhe mund të zgjasin disa ditë për shkak të dallimeve të mëdha mes palëve. Nderkohë Presidenti Donald Trump në një postim në Truth Social deklaroi se Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!