×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Raportohet për të paktën 3,375 iranianë të vrarë gjatë luftës me ShBA-Izrael

    Reporteri
    12 Prill 2026 | 14:43

    Të paktën 3,375 persona janë vrarë në Iran që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulmet ndaj vendit, sipas medias shtetërore Islamic Republic of Iran Broadcasting (IRIB).

    Viktimat janë identifikuar nga Organizata e Mjekësisë Ligjore e Iranit, njofton IRIB, duke cituar kreun e këtij institucioni, Abbas Masjedi.

    Sipas tij, të paktën 2,875 nga të vrarët janë burra dhe 496 janë gra.

    Muajin e kaluar, ministri i Jashtëm i Iranit deklaroi se “qindra civilë iranianë”, përfshirë mbi 200 fëmijë, janë vrarë që nga fillimi i konfliktit.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!