×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Viktor Orban pranon humbjen, uron Magyarin

    Reporteri
    12 Prill 2026 | 21:38

    Viktor Orbani ka pranuar humbjen në zgjedhjet nacionale në Hungari të mbajtura të dielën.

    Orbani ka thënë se rezultati i zgjedhjeve është i qartë dhe se e pranon humbjen, raporton “The Guardian”.

    Ai ka treguar se e ka Peter Magyarin për fitoren. E edhe Magyari në postim në Facebook e ka pranuar se Orbani e ka uruar për fitore.

    “Urova partinë fituese. Ne do t’i shërbejmë kombit hungarez dhe atdheut tonë edhe nga opozita”, tha Orban.

    Orbanit i ka mbaruar udhëheqja 16-vjeçare në Hungari. Ai ka thënë se rezultati është I dhimbshëm për partinë e tij Fidesz.

    Kur janë numëruar mbi 60 për qind të votave, Tisza parashihet të marrë 136 ulëse në Parlament, ndërsa Fidesz 56 ulëse

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!