×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Magyar: Kukullat e Orbanit duhet të largohen nga institucionet e Hungarisë

    Reporteri
    12 Prill 2026 | 23:48

    Peter Magyar ka thënë se hungarezët i kanë thënë “po Evropës” me këtë votë.

    Ai para njerëzve është shprehur se Qeveria e re ka një detyrë të madhe përpara, duke u bërë thirrje atyre të festojnë në paqe sonte, përpara se të fillojnë “shërimin” e vendit nesër.

    Ai thotë se partia e tij do të punojë çdo ditë për të fituar besimin që iu dha me këtë fitore, raporton BBC.

    Magyar gjithashtu i bën thirrje Viktor Orbanit që të mos ndërmarrë asnjë veprim që nga tani e deri në largimin zyrtar të detyrës, i cili siç tha, do të pengonte punën e qeverisë së re kur ajo të formohet.

    “Kukullat e qeverisë Orban duhet të largohen dhe institucionet e shtetit duhet të ndryshojnë”, është shprehur ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!