×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë / Presidenti amerikan

    Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

    Reporteri
    13 Prill 2026 | 11:03

    Presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar ashpër Papa Leonin, duke e cilësuar “të dobët” dhe “të paaftë në politikën e jashtme”.

    Në një postim në platformën Truth, Trump tha se Papa nuk ka treguar vendosmëri përballë krizave globale dhe e akuzoi se ka qenë i butë ndaj Iranit.

    Ai shtoi se “po të mos isha unë në Shtëpinë e Bardhë, Leoni nuk do të ishte në Vatikan”, duke e lidhur zgjedhjen e Papës me rolin e tij në politikën amerikane. Ai thekson zgjedhja e Papa Leonit ishte një surprizë e papritur nga Kisha.

    Trump e krahasoi Papën me vëllain e tij Louis, të cilin e përshkroi si mbështetës të Lëvizjes Maga dhe më të përshtatshëm për të kuptuar sfidat politike. Ai theksoi se nuk dëshiron një Papë që e konsideron të pranueshme posedimin e armës bërthamore nga Irani.

    Ndërkohë, Irani ka reaguar ashpër ndaj planeve amerikane për bllokimin e ngushticës së Hormuzit, duke paralajmëruar se një veprim i tillë do të çonte në rritje të mëtejshme të çmimeve të karburantit. “Do të pendoheni për këto çmime”, tha një zyrtar iranian.

    Pas kthimit nga Mar-a-Lago në Uashington, Trump deklaroi për gazetarët se “nuk më intereson nëse Irani kthehet në tryezën e negociatave”, duke lënë të hapur mundësinë e përshkallëzimit të tensioneve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!