“I dobët dhe i paaftë”, ishte deklarata e presidentit të ShBA-së, Donald Trump për Papa Leon. Ky i fundit ka thënë përReuters të hënën se planifikon të vazhdojë të flasë kundër luftës pas sulmit të drejtpërdrejtë të presidentit amerikan.
Në komentet e bëra në avionin papnor drejt Algjerisë, ku papa i parë amerikan po nis një turne 10-ditor në katër vende afrikane, ai gjithashtu tha se mesazhi i krishterë po “abuzohej”.
“Nuk dua të hyj në debat me të,” i tha Leo Reuters ndërsa përshëndeste gazetarët në avion.
“Nuk mendoj se mesazhi i Ungjillit është menduar të abuzohet në mënyrën si po bëjnë disa njerëz”, shtoi ai.
/Reporteri.net/