×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Trump: Meloni s’dëshiron të na ndihmoj në luftë, jam i shokuar – Papa Leo s’e ka idenë çfarë po ndodh në Iran

    Reporteri
    14 Prill 2026 | 16:46

    Presidenti i ShBA-së, Donald Trump ka thënë se e mendonte të guximshme Kryeministren italiane, Giorgia Meloni, por është habitur nga ajo. Kjo deklaratë e tij vjen pasi ai tha se nuk na ndihmoi në luftën me Iranin.

    “Ajo thjesht thotë se Italia nuk dëshiron të përfshihet. Edhe pse Italia e merr naftën prej andej dhe edhe pse Amerika është shumë e rëndësishme për Italinë. Ajo mendon se Italia nuk duhet të përfshihet. Mendon se Amerika duhet ta bëjë punën për të”, tha Trump në një bisedë telefonike me Corriere della Serra.

    Sa i përket deklaratës së Trump për Papa Leon, të hënënë, e që Kryeministrja italiane e kishte quajtur të “papranueshme”, presidenti amerikan tha se ai nuk e kupton se Irani përbën një kërcënim bërthamor.

    “Ai nuk e kupton dhe nuk duhet të flasë për luftën, sepse nuk e di çfarë po ndodh. Nuk e kupton që në Iran janë vrarë 42 mijë protestues muajin e kaluar”, tha ai.

    Ai gjithashtu se ka disa kohë që s’ka folur me Melonin. I pyetur për arsyen ai tha:

    “Sepse nuk do të na ndihmojë me NATO-n, nuk do të na ndihmojë të heqim qafe armët bërthamore. Është shumë ndryshe nga ajo që mendoja.”

    Trump përsëriti gjithashtu se Europa po “shkatërron vetveten nga brenda” për shkak të politikave të saj për emigracionin dhe energjinë.

    “Ata paguajnë çmimet më të larta në botë për energjinë dhe nuk janë as të gatshëm të luftojnë për ngushticën e Hormuzit, nga ku e marrin atë. Ata varen nga Donald Trump që ta mbajë të hapur.”

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!