Zëvendëspresidenti JD Vance tha se do të vazhdojë të angazhohet për arritjen e një “marrëveshjeje të madhe” që, sipas tij, kërkohet nga presidenti Donald Trump me Iranin.
Vance, i cili udhëhoqi negociatat me iranianët në Pakistan gjatë fundjavës dhe pritet të udhëheqë edhe një raund të dytë të mundshëm bisedimesh, tha se beson që pala tjetër në Islamabad “dëshiron të arrijë marrëveshje”, pavarësisht dekadave të mosbesimit mes SHBA-së dhe Iranit.
“Ndjehem shumë mirë për atë ku jemi aktualisht,” u shpreh ai në një aktivitet të Turning Point USA në Athens, Georgia.
Vance vlerësoi ambiciet e Trump për një marrëveshje, duke thënë se “ai nuk dëshiron një marrëveshje të vogël, por një marrëveshje të madhe”.
“Aryeja pse marrëveshja ende nuk është arritur është sepse presidenti dëshiron një marrëveshje ku Irani nuk ka armë bërthamore, nuk sponsorizon terrorizmin shtetëror, por gjithashtu që populli iranian të mund të zhvillohet, të përparojë dhe të integrohet në ekonominë botërore. Ky është kompromisi që ai po ofron,” shtoi Vance.
“Ne do të vazhdojmë negociatat dhe do të përpiqemi ta bëjmë realitet,” tha ai.
“Do të vazhdoj të luftoj për ta arritur këtë”, shtoi Vance.
/Reporteri.net/