Doreza ikonike e bardhë e Michael Jackson, e zbukuruar me gurë të çmuar, del në ankand në Kaliforni.

Shitja fillon nga 50 mijë dollarë dhe pritet që të arrijë çmimin rreth 100 mijë dollarë.

Doreza iu dhurua artistit personal të Jackson, Paul Bedard, në vitin 1984, pasi ai krijoi një vepër arti në Neverland, ku paraqitej Jackson së bashku me figura të tjera të famshme, që të gjithë mbanin dorezën e tij.

Reklamë

Një tjetër dorezë e bardhë e Jacksonit është në ankand në Francë, me një çmim të vlerësuar prej 100 mijë deri në 150 mijë euro.

Ankandi mbyllet të enjten, më 30 prill.