×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Kandidatja Feride Rushiti u pa në Kuvend nën shoqërinë e Glauk Konjufcës dhe deputetë tjerë të VV-së

    Reporteri
    28 Prill 2026 | 16:04

    Kandidatja e Vetëvendosjes për Presidente, Feride Rushiti, u pa sot në oborrin e Kuvendit.

    Rushiti u pa duke u futur në një veturë, ndërsa u përshëndet nga ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, si dhe deputetët e Vetëvendosjes, Ardian Gola e Ilir Kërçeli.

    Rushiti deri më tani s’është deklaruar pasi Vetëvendosje e nominoi për Presidente dhe pas zhvillimit të mbrëmshëm ku 63 deputetë të Vetëvendosjes e votuan për presidente në seancën që u konsiderua kundërkushtetuese për shkak të mungesës së kuorumit.

    Ndërkaq, deputetë nga opozita i kanë kërkuar asaj të tërhiqet nga gara, duke e cilësuar atë si pjesë të një “loje politike antikushtetuese” që është e dëmshme për shtetin dhe për vetë atë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!