×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Para seancës

    Abdixhiku: Kurti ndoshta s’do ta zgjedhë Vjosa Osmanin Presidente, por jam i bindur që populli do ta zgjedhë

    Reporteri
    28 Prill 2026 | 19:25

    Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, bëri të ditur se kjo parti nuk do të marrë pjesë në seancën për zgjedhjen e Presidentit.

    Abdixhiku tha se i kanë 15 nënshkrimet për kandidatin e tyre, teksa deklaroi se nuk e kupton pse Kryeministrit Albin Kurti po i pengon ish-Presidentja Vjosa Osmani.

    Ai tha se edhe nëse Kurti nuk do që ajo të zgjidhet Presidente, populli do ta zgjedhë, shkruan Reporteri.net.

    “Çka s’po e kuptoj është pse po i pengon kaq shumë Vjosa Osmani Albin Kurtit. Ndoshta Kurti nuk do me zgjedhë, por ja që jam i bindur që populli i Kosovës ka me zgjedhë”, tha Abdixhiku,

    Sipas Abdixhikut, VV po do të krijojë rast për Kushtetuese, për ta shtyrë datën e zgjedhjeve.

    “Kurti do një kundërkandidat për kandidaten e vetë. Do korum që të zgjedh presidenten “karate””, deklaroi Abdixhiku./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!