Kryeministri Albin Kurti tha se nuk e ka asnjë problem me asnjë kandidat që do ta propozojë LDK’ja për President, përfshirë edhe ish-Presidenten Vjosa Osmani.
Kurti tha se vetëm nënshkrimet duhet të jenë të ditës së sotme dhe ta kenë emrin e kandidatit, shkruan Reporteri.net.
Ai tha se edhe po qe se LDK nuk i ka të 15 nënshkrimet, VV do të ia plotësoj të tjerat.
“Asnjë problem nuk e kemi me asnjë kandidat që e sjell LDK. Vetëm të na i sjellin nënshkrimet me datë të sotit dhe emër dhe na pastaj ia plotësojmë”, deklaroi Kurti./Reporteri.net