×
  • Lajme
  • Raporto
  • Fokus / Konsultat

    Data e zgjedhjeve, Albulena Haxhiu i thërret për nesër në takim partitë

    Reporteri
    29 Prill 2026 | 17:13

    Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu sot ka takuar kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqin për të diskutuar datën e zgjedhjeve.

    Pas tij, takimit me Radoniqin, Haxhiu do të takohen edhe ma partitë për të diskutuar për datën e zgjedhjeve.

    Lajmi është konfirmuar nga Presidenca, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Në orën 15:00, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu pret në takim konsultativ partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme”, thuhet në njoftim.

    Edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se ata kanë marrë ftesë për t’u takuar nesër në orën 15:00 dhe do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës.

    “Po kemi marrë ftesë dhe marrim pjesë. Takimi mbahet nesër në orën 15:00”, ka thënë Çitaku.

    Afati kushtetues 34 ditor për zgjedhjen e Presidentit ka përfunduar mbrëmë në orën 24:00. Gjykata Kushtetuese me aktgjykim ka përcaktuar që Kuvendi shpërndahet me automatizëm nëse brenda këtij afati nuk zgjidhet presidenti.

    Haxhiu deklaroi se zgjedhjet do të shpallen brenda afatit kushtetues. Haxhiut tani i mbetet t’i ftoj partitë në takim për ta caktuar datën e zgjedhjeve brenda 45 ditësh.

    E diela e 7 qershorit është data e fundit që mund të caktohet si ditë për mbajtjen e zgjedhjeve.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!