×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada e Italisë mbështet deklaratat e ambasadorit të Zvicrës

    Reporteri
    29 Mars 2019 | 17:48

    Ambasada e Italisë në Kosovë ka reaguar pas zhvillimeve të fundit, duke thënë se e mbështesin plotësisht atë që ka thënë ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean Humbert Lebet, i cili adresoi kritika ndaj institucioneve të Kosovës, duke thënë se është gabim të jepen para për veteranë të rrejshëm të luftës e të mos investohet për projekte me rendësi për vendin.

    “Ne mbështesim plotësisht atë që Ambasadori Zviceran #Lebet tha: krimi, korrupsioni dhe nepotizmi janë sfida që njerëzit që e duan Kosovën duhet të ndërmarrin veprime kundër”, thuhet në postimin e Ambasadës së Italisë në Twiter.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!