Një mbrëmje plot tension dhe skena të forta është shënuar në Ferma VIP, ku televotimi “kokë më kokë” mes Adion Puka dhe Mimoza Ahmeti solli largimin e këtij të parit.

Ky vendim që ka shkaktuar reagime të menjëhershme brenda shtëpisë.

Situata u tensionua veçanërisht nga reagimi i Olës, e cila u shfaq shumë e nervozuar pas eliminimit. Gjatë një diskutimi, ajo ka hedhur një shishe dhe është përfshirë në një moment të fortë me banorët e tjerë.

Reklamë

Ndërkohë, teksa Arbana Osmani po përpiqej të qetësonte situatën, duke iu drejtuar Olës dhe Gresës me fjalët “vajza, vajza”, reagimi i Olës ka habitur të gjithë.

Ajo i është kthyer moderatores me një fjalë të rëndë, “kuçkë” duke shkaktuar shok,  si në studio, ashtu edhe në shtëpi.

Ky moment është komentuar si një nga situatat më të forta dhe më të pazakonta që kanë ndodhur ndonjëherë në një format televiziv, duke ndezur menjëherë rrjetet sociale.