×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Klinë ceremonitë e varrimeve paguhen nga Komuna

    Reporteri
    29 Mars 2019 | 19:50

    Që nga sot, banorët e Klinës do t’i kenë të mbuluara nga komuna shpenzimet financiare të varrimit për secilën familje në rast vdekje.


    Këtë e ka bërë publike kryetari i Komunës, Zenun Elezaj.

    “Komuna e Klinës do të mbuloj shpenzimet financiare të varrimit për secilën familje që do të ketë rast vdekje”, shkruan ai në facebook.

    “Duke pas parasysh kërkesat,nevojat dhe mundësitë financiare të qytetarëve, pas planifikimit buxhetor nga Komuna, nga dita e sotme, secila familje që do të ketë rast vdekjeje, përveç dhembjes dhe pikëllimit për humbjen e të afërmit të tij, nuk do të ketë më mbi vete edhe barrën e sigurimit të shpenzimeve financiare të varrimit, të cilat tash e tutje do të mbulohen nga Komuna” thotë njoftimi i Elezajt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!