Soni Malaj ka folur për herë të parë hapur për historinë e saj të dashurisë me Flori Mumajesin. Dhe po, bëhet fjalë për një lidhje të bukur dashurie që ka zgjatur plot dy vite e gjysmë.

Gjithçka nisi nga një nga këngë e Florit që luhej në sfond në “Ferma VIP”. Në atë moment, Moza Ahmeti e pyeti Sonin nëse kishte ndonjë “dobësi” për artistin, pa e ditur se përgjigjja do të kthente menjëherë vëmendjen te e shkuara e këngëtares.

“Mos ma shaj Florin”, tha Soni, pasi Moza komentoi këngën që po luhej. Më pas ajo tha: “Është ish-i im. Dy vite e gjysmë bashkë. Ka vite si histori. Kemi qenë zyrtarisht.”

Reklamë

Biseda vijoi me batuta, ndërsa Moza e pyeti nëse Flori është aktualisht beqar apo në një lidhje. Soni zgjodhi të mos japë shumë detaje, duke u përgjigjur:

“Ai në punë të vet tani, unë në timen.”

Kur Moza sugjeroi me shaka një rikthim mes tyre, Soni reagoi menjëherë: “Jo, jo.”