×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosnett viziton Drejtorinë Rajonale Policore në Veri

    Reporteri
    29 Mars 2019 | 20:36

    Në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicë Veri, qëndruan për një vizitë zyrtare ambasadori amerikan Philip S. Kosnett dhe drejtori i Departamentit për Hetime, Riza Shillova, të cilët ishin të shoqëruar edhe nga zyrtarë të ICITAP-it amerikan.

    Ky delegacion në këtë takim zyrtar u mirëpritën nga drejtori i Drejtorisë Rajonale, Nenad Djuric dhe stafi menaxherial i kësaj drejtorie, të cilët prezantuan angazhimet dhe aktivitetet policore të kësaj drejtorie rajonale të PK-së.

    Kjo vizitë rezultoi me diskutimin e temave të ndryshme që ndërlidheshin me sigurinë e përgjithshme në veri, luftën kundër të gjitha llojeve të krimit, ngritjen dhe forcimin e integritetit dhe kapaciteteve policore, si dhe vazhdimin e bashkëpunimit me të gjitha institucionet relevante vendore dhe ndërkombëtare.

    Ambasadori Kosnett dhe Shillova vlerësuan lart punën dhe përpjekjet e vazhdueshme që zyrtarët e kësaj drejtorie po bëjnë për sigurinë e të gjithë qytetarëve dhe njëkohësisht inkurajuan ata që të angazhohen edhe më shumë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, me qëllim të krijimit të një klime më të qetë dhe më të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallime.

    Në këtë takim Ambasadori Kosnett konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Ambasadës së Amerikës ndaj Policisë së Kosovës dhe drejtorive rajonale, veçanërisht në lidhje me fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!