Admirali i NATO-së, James Foggo gjatë qëndrimit në Shtërpcë tha se veriu i Kosovës është i sigurt madje ai tha se nëse nuk do ishte i tillë Ambasadori Amerikan nuk do të qëndronte atje.
“Ai është duke u takuar me kryetarin Rakiq, ata janë duke ecur nëpër qytet mu aty ku është vrar Oliver Ivanoviq, edhe unë kam ecur në veri dhe jug të Mitrovicës dhe nuk jam ndjehur as pak i rrezikuar”, tha admirali i NATO-s.
E sipas Lorenco D’Adario raporti në mes të dy etnive ka pësuar ndryshime.
“Kam parë shumë ndryshime krahasuar që prej se kam qenë këtu në vitin 1999 dhe 2014 dhe ju them të shikoni të ardhmen.
Foggo tha se edhe në rast të ndonjë problemi nuk do të përfshihet FSK-ja në veri.
“Ajo çka dua nga Kryeministri Haradinaj dhe Presidenti Thaçi është ta zbatojnë letrën e Thaçit të vitit 2013 ku thotë se FSK-ja do ti përmbahet rezolutës 1244 dhe nuk do të futen në veri”, tha Foggo.
Nga të dy kam garancion se do ta zbatojnë këtë rezolutë jo vetëm për në veri por për tërë Kosovën shtoi tutje admirali.