Futbollisti kosovar, Erblin Osmani, që është pjesë e ekipit të Bayern Munich, ka vizituar sot Federatën e Futbollit të Kosovës dhe ka ndjekur nga afër seancën stërvitore të Kombëtares së Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Reporteri.net.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i FFK’së, Agim Ademi, i cili ka thënë se vizita e tij është dëshmi e lidhjes së fortë mes talentëve kosovarë që po shkëlqejnë në futbollin evropian dhe rrënjëve të tyre në vendlindje.

“Erblini është shembull i gjeneratës së re që po e çon emrin e Kosovës në nivelet më të larta të futbollit botëror. Federata e Futbollit e Kosovës i dëshiron Erblin Osmanit suksese të vazhdueshme dhe arritje të mëdha në karrierën e tij”, ka shkrua Ademi, teksa ka bashkangjitur edhe fotografi nga vizita.

Reklamë