Këngëtarja Big Mama ka lansuar këngën e saj të re.
Ajo e ka ripërpunuar hitin e dikurshëm të Bertan Asllanit, “Akoma të du”.
“‘Akoma të du’…. shpresoj t’ju pëlqejë ripërpunimi i këngës së Bertan Asllanit. Këngët e bukura nuk harrohen kurrë, po as Bertani”, ka shkruar Big Mama në rrjetet sociale, shkruan Reporteri.net.
Muzikën dhe orkestrimin e ka bërë Robert Bilbilov, kurse teksti është i shkruar nga Avni Qahili.
Regjinë e videoklipit e ka bërë Arian Havolli, i cili është angazhuar për xhirimet së bashku me Fidan Bajramin.