Paqartësitë rreth vendit ku do të zhvillohet ceremonia hapëse e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030” vazhdojnë të jenë temë diskutimi.
Kohët e fundit, nga disa njohës të sportit është përmendur mundësia që, për shkak të mungesës së një stadiumi nacional në Prishtinë, ceremonia hapëse të organizohet në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.
Megjithatë, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kundërshtuar kategorikisht një ide të tillë, duke insistuar se kryeqyteti duhet të jetë nikoqir i ceremonisë hapëse.