Ish-futbollisti David Beckham do të marrë yllin e tij në Hollywood Walk of Fame.

Ai do të nderohet me yllin e 2,849-të në një ceremoni të veçantë që do të mbahet më 12 qershor 2026 në Los Angees, ku pritet të mbajnë fjalime bashkëshortja e tij Victoria Beckham dhe aktori Tom Cruise.

Beckham do të marrë yllin në kategorinë “Sports Entertainment” (argëtimi sportiv), ndërsa raportohet se Shtetet e Bashkuara po përgatiten për të pritur Kupën e Botës në futboll, gjë që e bën këtë vlerësim edhe më simbolik.

Reklamë

Ish-futbollisti, në vitin 2025, mori edhe një tjetër nderim, pasi Mbreti Charles III e shpalli kalorës për kontributin e tij në sport dhe bamirësi.