Boksieri Kristian Prenga, që po përgatitet për sfidën më të madhe të karrierës së tij kundër Anthony Joshua më 26 korrik në Arabinë Saudite, ai ka theksuar edhe një herë se nuk po hyn në këtë duel vetëm për të marrë pagesën e madhe.

Në pyetjen se “çfarë e bën të besojë se mund ta mposhtë Joshuan?”, Prenga tha:

“Ai ka kaluar shumë gjëra të vështira. Ka qenë për një kohë jashtë ringut, ka pasur edhe aksidentin me makinë, për të cilin më vjen keq. Por tani është koha ime. Besoj se do ta nokautoj. Ju premtoj se kjo ndeshje nuk do të shkojë deri në raundin e dhjetë”.

Reklamë

Më pas, Prenga u tha tifozëve se çfarë duhet të dinë për të ata që nuk e njohin ende mirë.

“Unë jam luftëtar. Nuk jam thjesht boksier, jam luftëtar. Luftoj me zemër dhe me shpirt. Do ta trondis botën, vëlla. Do ta trondis botën.”

Prenga, tashmë 35 vjeç, gjatë karrierës së tij profesioniste nuk është përballur me kundërshtarë të nivelit të Joshuas. Për këtë arsye, nëse ai arrin ta kapërcejë këtë sfidë të madhe dhe të dalë fitues, do të ishte vërtet një nga surprizat më të mëdha në botën e boksit.

/Reporteri.net/

Reklamë