×
  • Lajme
  • Raporto
  • Zgjedhjet 2026

    Akuzat e Berishës, Elbert Krasniqi intervistohet nga policia

    Reporteri
    07 Qershor 2026 | 13:07

    Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha dhe ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, janë intervistuar nga Policia e Kosovës, pasi që Berisha ka denoncuar atë për presion ndaj qytetarëve në një fshat të Pejës me komunitet egjiptian.

    Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

    Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha ka denoncuar në polici ministrin në detyrë, Elbert Krasniqi, duke e akuzuar për presion ndaj qytetarëve në një fshat të Pejës me komunitet egjiptian.

    Berisha ka deklaruar  se ngjarja ka ndodhur sot, ku sipas tij ministri është parë në terren me veturë zyrtare, së bashku me kryetarin e degës së partisë dhe me sigurim personal.

    Ai ka dërguar edhe pamje që sipas tij, dëshmojnë praninë e ministrit në detyrë atë lokacion dhe ushtrimin e presionit ndaj qytetarëve gjatë procesit zgjedhor.

    Sot, në vend është duke u zhvilluar procesi zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!