Pritjes i ka ardhur fundi. Kupa e Botës 2026 nis zyrtarisht nga stadiumi “Azteca” në Mexico City, ku u zhvillua ceremonia hapëse e Botërorit.
Momenti kulmor i spektaklit para ndeshjes iu besua superyllit kolumbian Shakira dhe artistit Burna Boy, të cilët interpretuan “Dai Dai”, këngën zyrtare të Botërorit 2026.
Shfaqja artistike para ndeshjes zgjati rreth 30 minuta.
Shfaqja hapëse në Meksikë ishte e para nga 3 ceremonitë e planifikuara në vendet organizatore. Aktivitetet do të vijojnë në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara, të lidhura nga një koncept i përbashkët artistik që pasqyron kulturën e secilit vend mikpritës.



