“Për Ty” është telenovela e parë e dubluar në shqip, që mbetet ende në kujtesën e shqiptarëve.

Personazhi më i komentuar i këtij seriali ishte ai i “Coronados”.  Zëri në shqip i këtij personazhi është i Xhelil Aliut, i cili së fundmi ka rrëfyer përvojën tij në dublimin e zërit në shqip, shkruan Reporteri.net.

Aliu ka treguar se në fillim e refuzoi këtë rol, pa e ditur se “Coronado” do të bëhej personazh i paharrueshëm për publikun shqiptar.

Reklamë

“…Ishe një personazh Coronado, donin të ma jepnin mua. Nguli këmbë një operator i im, do ta bësh ti. E mora dhe e pashë, në asnjë mënyrë i thashë, nuk e shoh veten. Bëmë dy episode, kur po e shihsha nuk është se mu duk aq keq sa e mora në fillim, megjithatë nuk më pëlqente, por megjithatë ai personazh u prit jashtëzakonisht mirë”, ka rrëfyer së fundi ai në një intervistë të llojit “podcast”.

Xhelil Aliu është një ndër folësit më të njohur të Shqipërisë, zëri i të cilit është fiksuar në mbi 6000 dokumentarë që transmetohen në kanale të ndryshme televizive.

/Reporteri.net/.

@shadowwclone1 ?️ “Për Ty” telenovela e parë e dubluar në shqip, një fenomen që shënoi një epokë dhe mbetet ende në kujtesën e shumë shqiptarëve. Në këtë rrëfim të veçantë, Xhelil Aliu tregon historinë e rolit të Coronados, një personazh që do të bëhej i paharrueshëm për publikun. Ajo që pak njerëz dinë është se në fillim ai e refuzoi këtë rol, pa e ditur se do të kthehej në një nga eksperiencat më të veçanta të karrierës së tij. Një kujtim plot emocione, sfida dhe pasion për artin e dublimit, nga njeriu që u dha zë qindra personazheve që kanë shoqëruar breza të tërë. ?✨ #XhelilAliu #PerTy #DublimShqip #Coronado #Nostalgji ♬ original sound – Shadow Clone Media