Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës po bën fushatë përmes Kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, për ta frikësuar kreun e LDK’së, Lumir Abdixhikun, që të mos afrohet me Vetëvendosjen.

Rama tash e tri ditë ka nisur përplasja me figura të VV’së, si Dejona Mihali e Dimal Basha.

“PDK e ka fillu njëfarë fushate siç është Përparim Rama për ta goditur ose frikësuar Abdixhikun, mos me ardhë në bashkëpunim me LVV-në”, tha ai në T7.

Reklamë

Ndërkohë, nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka kërkuar mbrëmë marrëveshje LDK-VV, si zgjidhje për ta nxjerrë vendin nga kriza për presidentin.