×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot, temperaturat deri në 20 gradë Celsius

    Reporteri
    30 Mars 2019 | 8:06

    I tërë rajoni ynë edhe sot do të jetë nën ndikimin e masave të fuqishme të thata ajrore anticiklonike të cilat na sjellin mot të kthjellët dhe me shumë diell.


    Mëngjesi do të jetë i freskët, kurse në disa rajone edhe i ftohtë. Gjatë ditës pritet ngirtje e temperaturave. Do të kemi erëra të lehta dhe mesatare nga ana e veriut dhe verilindjes. Të dielën mot më i nxehtë dhe më stabil. Temperaturat do të shënojnë ngitje të mëtutjeshme, kurse erërat do të qetësohen pak. Na pret një e diel e nxehtë dhe mjaft e këndshme.

    Temperaturat e mëngjesit do të shënojnë nga zero deri në gjashtë gradë, kurse ajo më e larta e ditës nga 16 në 20 gradë Celsius.

    Edhe fillimi i javës së ardhshme do të jetë mjaft i nxehtë. Erërat do të fillojnë të fryjnë nga jugu dhe kjo do të jetë një shenjë se shirat nuk janë shumë larg. Të martën pas një paraditeje të nxehtë, pasdite në disa rajone do të ketë mundësi për zhvillimin e vranësirave konvektive apo vertikale të cilat do të sjellin rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Ngjashëm do të jetë edhe të mërkurën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!