Modelja Xhuli Nura po përjeton një nga periudhat më të rëndësishme të jetës së saj, pasi është në pritje të fëmijës së parë.
Ish-banorja ka zgjedhur ta mbajë këtë fazë larg syrit të publikut, duke e ruajtur privatësinë e saj dhe duke ndarë shumë pak detaje në rrjete sociale.
Megjithatë, ajo është vënë re gjatë fundjavës në një festival në Zvicër.
Në disa fotografi të publikuara, modelja shfaqet e veshur me të zeza, ku barku i saj i rrumbullakosur tashmë bie lehtësisht në sy, duke konfirmuar edhe më shumë pritjen e ëmbël.
Sipas raportimeve, ajo është në pritje të binjakëve një djalë dhe një vajzë.
