Bebe Rexha asnjëherë nuk ngurron të tregojë para miliona fansave të saj se nga vjen.
Grimeri shqiptar, Mario Dedivanovic së fundi ka publikuar disa video nga prapaskenat ku po e grimonte këngëtaren Bebe Rexha.
Madje, ata publikuan edhe pjesën ku po flisnin shqip me njëri-tjetrin, teksa Mario i thotë “Bebe, a po na këndon një këngë”.
Bebe Rexha këndon në shqip dhe atë zgjedh vargjet e këngës “Hajde halla e madhe”, të cilat i këndon me një vokal të paparë.
Për më shumë, shikojeni videon e mëposhtme.