Një vajzë e re nga fshati Damanek i Malishevës dyshohet se ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku në Gjermani.

Lajmi është konfirmuar nga faqja e fshatit Damanek në Facebook.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura rrethanat e aksidentit apo detaje të tjera lidhur me ngjarjen.

Reklamë

Në njoftimin në Facebook thuhet se për kohën dhe vendin e ceremonisë së varrimit familja do të njoftojë më vonë.