Qyteti i Ferizajt të dielën mbrëma u trondit pasi një burrë u vra me armë zjarri. Rasti i rëndë ndodhi rreth orës 22:50 në rrugën ‘Sejdi Sejdiu”. 

Lajmin e konfirmoi për Reporteri.net zëdhënësi i policisë për rajonin e këtij qyteti, Kanun Veseli.

Ai bëri të ditur se deri te vrasja ka ardhur pas një përleshje ku më pas është përdorur arma e zjarrit.

Reklamë

“Sipas informatave të para, në vendngjarje është gjetur një person mashkull i moshës madhore, pa shenja jete, i cili dyshohet se ka marrë plagë nga arma e zjarrit”, tha Veseli.

Vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi mjekësor i spitalit të Ferizajt. /Reporteri.net/.

Reklamë