Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka pritur në takim profesorin amerikan dhe njohësin e çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, me të cilin tha se ka diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë, procesin e integrimit euroatlantik dhe situatën e sigurisë në rajon.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se Serwer ishte mysafiri i parë amerikan të cilit ia uroi përvjetorin e 250-të të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.
Kurti tha se Kosova është me fat që e ka një mik si Daniel Serwer, “i cili kurrë nuk ka hezituar të flasë të vërtetën për popullin tonë dhe kërcënimet që paraqet Serbia ndaj sigurisë rajonale”.
“Me profesorin biseduam për një gamë të gjerë temash të rëndësishme, duke përfshirë situatën e brendshme politike, hapat që Kosova po ndërmerr në përgatitje për anëtarësim në BE dhe NATO, si dhe zhvillime gjeopolitike dhe implikimet për sigurinë e vendit tonë”, ka shkruar Kurti.