Zyra e Bashkimit Evropian ka thënë se Kosovës i duhet stabilitet institicional për të përfituar nga momentumi i ri i zgjerimit të BE’së dhe Plani i Rritjes, shkruan Reporteri.net.

Deklarata vjen pas takimit të Shefes në detyrë të BE-së në Kosovë, Eva Palatova, me Drejtoreshën e Zgjerimit të BE-së dhe Fqinjësisë Lindore për Ballkanin Perëndimor, Valentina Superti.

Palatova e ka pritur atë në takim përpara takimeve të saj me përfaqësuesit institucionalë dhe të shoqërisë civile nesër.

Reklamë

“?? i duhet stabilitet institucional për të përfituar plotësisht nga momentumi i ri i zgjerimit të ??, Plani i Rritjes dhe IPA”, thuhet në njoftim./Reporteri.net