Policia e Kosovës ka marrë  sërish një informatë për një mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë, duke rrethuar zonën.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana ka thënë se në një perimetër të caktuar janë evakuuar qytetarët dhe se njësitet përkatëse janë duke u marrë më rastin.

Reklamë

“Rreth orës 08:00 kemi pranuar një informatë për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar janë evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, ka deklaruar Pllana./Reporteri.net/