Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat pritet të zhvillohen dhe të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Vende-vende mund të ketë shtrëngata të fuqishme me breshër, por këto zhvillime do të jenë të karakterit lokal, pra nuk do të kapin tërë territorin.

Temperaturat do të pësojnë ulje të lehta, më të theksuara në zonat me reshje. Maksimalja parashihet 31 gradë Celsius. Në viset pa reshje ende do të jetë nxehtë dhe me zagushi.

Reklamë