Policia e Kosovës ka konfirmuar se është gjetur i vdekur 25 vjeçari në Batllavë.
Për gjetjen e tij ishte angazhuar edhe FSK.
Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i FSK-së, Vllaznim Qerimi.
“Dje rreth orës 13:00, Policia ka pranuar informatën se një person dyshohet se ka hyrë në ujë në Liqenin e Batllavës dhe më pas nuk është parë të dalë. Menjëherë pas pranimit të informatës, janë angazhuar të gjitha njësitë relevante policore, si dhe njësitë e tjera të kërkim-shpëtimit, me qëllim të lokalizimit të personit. Kurse sot pas përpjekjeve nga ekipi i kërkimit dhe shpëtimit, personi është arritur të nxirret nga uji. Ekipimjekësor në vendin e ngjarjes, ka konstatuar se i njëjti është pa shenja jete. Në koordinim me prokurorin e shtetit, po ndërmerren veprimet e nevojshme procedurale dhe hetimore lidhur me rastin”, thuhet në konfirimim.
/Reporteri.net/